Categories Lajme

Lëkundje tërmeti, Flet sizmiologu: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit

Gjatë natës janë shënuar pesë lëkundje tërmeti, ku si epiqendër kanë pasur Detin Adriatik.Lëkundjet kanë pasur magnituda të ndryshme ku lëkundjet më të fuqishme ka qenë me magnitudë 4.0 të shkallës rihter, e shënuar pak pas mesnate. Lëkundjet e tjera ishin me magnituda: 3.6; 2.6; 2.6; 4.2. Lëkundja më e fuqishme kishte thellësi 10 km dhe u ndje në disa qytete si Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Laç.

Sizmiologu Rrapo Ormeni në një intervistë për Fax News tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar duke shtuar se lëkundjet janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit.

“Këto janë vazhdimi i serisë së pasgoditjes së tërmetit të fortë të 26 nëntorit. Ishte një tërmet shumë i fortë dhe shoqërohet me pasgoditje që shoqërohet për disa kohë me radhë. Magnituda ka arritur deri në 5, pastaj 4. Magnituda 4 nuk është për tu shqetësuar , pasi nuk krijon asnjë lloj rreziku as për banorët, ndihet pak dhe krijon ndjenjën e frikës por nuk ka rrezik.

Pasgoditjen kanë qenë të shumta pasi një lëkundje pak më e fuqishme, shoqërohet me disa të tjera të vogla. Atje ku ndodh lëkundja prishet ekuilibri dhe pastaj shoqërohet me goditje të tjera derisa të shuhet. Kjo zonë është më e prekura sepse është në ballë të përplasje dhe është vazhdim i pasgoditjeve. Nuk duhet të frikësoheni, nuk ka asnjë lloj rreziku goditja kryesore ishte ajo. Ato bien derisa në atë zonë të qetësohet aktiviteti sizmik.”- tha Ormeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME