Categories Teknologji

Lexus, paraqet supermakinën e së ardhmes, thjesht e mahnitshme

Nën-brendi i njohur i prodhuesi japonez të veturave Toyota, Lexus, ka zbuluar në panairin e veturave në Tokio modelin e ri elektrik të së ardhmes, i cili aktualisht është vetëm koncept. Ky koncept, i quajtur LF-30, karakterizohet me motorët elektrikë të montuar në të gjitha rrotat, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, si dhe me dyert e mëdha “Gullwing” – që hapes së larti.

Kjo i jep LF-30 një fuqi totale prej 536 kuajfuqi dhe drejtim të shkëlqyeshëm, ndërsa teknologjia “Lexus Advanced Posture Control” kontrollon prodhimin e energjisë.

Gjithashtu, koncepti i ri i Lexusit vjen me teknologjinë e mbushjes së baterive pa kabllo, sistemin vetëvozitës, sistemin për vetë-parkim, si dhe ardhja deri te shoferi ngjashëm me sistemin e Teslës.

Për shkak se motorët janë vendosur në rrota, inxhinierët kishin lirinë maksimale të krijonin formën dhe funksionalitetin e këtij koncepti elektrik të së ardhmes, çatia e së cilës është tërësisht nga xhami dhe ulëset futuristike, si dhe inteligjencë artificiale./kosovapress

v

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME