Categories Lajme

Lezhë, asgjësohen nëpërmjet djegies 500 bimë narkotike

Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Mësohet se janë asgjësuar nëpërmjet djegies, 500 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatin Kashnjet.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 16 073 bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet faza e 12-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në zona të pyllëzuara, në terrene të vështira malore, me shërbime nga toka dhe me dronë.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 500 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatin Kashnjet.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 16 073 bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga këto kontrolle u finalizua faza e 12-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet, njësia administrative Ungrej, Lezhë, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara në tokë, 500 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME