Categories Bota

Ligji i ri në Britani, burg nëse bën foto nën fundin e femrave

Një projekt ligji i ri i miratuar nga parlamenti në Britaninë e Madhe ka ngjallur mjaft debate. Projektligji i ri synon të ndëshkojë deri në dy vite burg personat që bëjnë një foto nën fundet e grave.

Ky ligj pret tashmë vetëm nënshkrimin nga mbretëresha Elizabeth II, etapa e fundit e procesit legjislativ në Britaninë e Madhe, për t’u miratuar plotësisht.

Ai u paraqit pas një fushate të zhvilluar nga Gina Martin, një vajzë 27 vjeçe, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj praktike që përshkruhet nga termi anglisht “upskirting” (poshtë fundit).

Dy persona i kishin bërë asaj një foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas e kishin shpërndarë foton nga telefonat e tyre.

Vajza kishte kërkuar ndihmën e policisë por asnjë ndjekje nuk ishte bërë për mungesë të një akuze konkrete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME