Categories Lajme

Ligji i ri/ Nga 1 qershori, kush merr deri në 50 mijë lekë pagë, do të paguajë vetëm sigurimet

Duke nisur nga 1 qershori, pagat nga 40 mijë deri në 60 mijë lekë të reja në muaj bruto do të përfitojnë një zbritje të lehtë në taksa.

Ligji i ri i tatimit mbi te ardhurat, i botuar tashmë në fletoren zyrtare, përcakton se tatimi zerohet për pagat deri në 50 mijë lekë dhe paguhen vetëm kontributet, për një kursim prej 1,300 lekësh në muaj. Ndërsa për një page prej 60 mije lekësh, zbritja do të përkthehet në 650 lekë në muaj ( nga 3,900 lekë në 3,250 lekë).

Të dyzuar shprehen ekspertët për këtë vendim. Edhe pse e konsiderojnë pozitiv për një pjesë të shoqërisë, ata thonë se nuk i shërben barazisë tatimore teksa çdo përjashtim i tatimit i ngarkohet në një kategorie tjetër.

“Përsa i përket personave të një punësuar i vlen kjo pjesë, por nga ana tjetër të dy punësuarit pavarësisht se sa rritet dyshemeja për tatimin mbi të ardhurat, ato fillojnë dhe tatohen nga vlera zero dhe i rëndon këta persona që sakrifikojnë me orë të gjata.

Të ardhurat që hyn nga kjo taksë, le të mendohet diçka më lehtësuese, për shtetin nuk është diferencë e madhe por për individin është frymëmarrje pasi le të rriten të ardhurat kur rriten çmimet”, shprehet kontabilistja Etleva Treska. Ky vendim nuk pritet të ndikoj në rënien e të ardhurave nga tatimet sipas kontabilistes Treska pasi prek vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME