Categories Lajme

Lihet në burg Alda Klosi, avokati: E çuditshme, i besohet hajdutit dhe jo asaj që thotë drejtoresha

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimeve me 3 muaj për Alda Klosin, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.  Ajo u arrestua me akuzën e pastrimit të parave, mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarim të rremë, bazuar edhe në dëshminë e dhënë nga sanitarja Rozeta Dobi.

Kjo e fundit pretendon se ish-zyrtarja e lartë mbante vlera të larta monetare në banesë që prej vitit 2018 dhe se e gjithë shumë monetare prej rreth 500 mijë Eurosh, e gjetur në banesën e saj pas arrestimit për vjedhje, ishin të Klosit.

Pas shtyrjes së masës së sigurimit “arrest me burg” edhe për 3 muaj të tjerë, avokati i Alda Klosit, Arbër Hoxhaj në një pronocim për gazetarët është shprehur se Alda Klsoi po mbahet në burg pa prova dhe se vetëm 138 mijë Eurot e gjetura në shtëpinë e sanitares janë të Alda Klosit, pjesa tjetër ka shtuar ai, i takon prokurorisë që të gjendet pronësia e parave.

Avokati i Alda Klosit: Është bërë kërkesa vendimmarja për të kryer një akt ekpertimi kombëtar. Kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe akti i ekspertimit nuk është bërë ende gati. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm në prova për të qëndruar në masën e sigurimit “arrest me burg”.  Vullneti i Alda Klosit është që duhet rrëzuar vullneti i prokurorisë. Ndaj saj duhet të kishte disa prova dhe një dyshim të arsyeshëm. Nuk ka një hetim konkret për gjetjen e parave në shtëpinë e Rozeta Dobit. Alda Klosi është e divorcuar dhe djali i saj ka lënë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit.

Ne jemi në kushtet që masa e sigurimit qëndron arrest me burg dhe gjykata ka zgjatur dhe 3 muaj afatin e burgimit. 138 mijë Eurot që kanë qenë në pronësi të Alda Klosit janë të sajat dhe për këtë është bërë kallëzimi. Pjesa tjetër e origjinës i takojnë Prokurorisë. E çuditshme që në dosjen hetimore ka 3 procesverbale të 3 shtetasve të ndryshëm ku Rozeta Dobi ka punuar dhe është e çudishme që paska vjedhur sendet me vlerë dhe nuk paska vjedhur paratë. Kanë frikë të dalin pronarët e ligjshëm të pronavëve të lekëve. Më shumë i besohet një sanitareje që është kapur me presh në duar duke vjedhur se sa një drejtoreshe. Merr për bazë atë që thotë hajduti dhe jo atë që thotë drejtoresha.

I pyetur nëse Alda Klosi është pyetur në lidhje me inceneratorët, avokati i saj është shprehur se nuk është regjisturar asnjë procedim penal për të në lidhje me këtë çështje e madje ajo nuk është pyetur as një person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.

Avokati i Alda Klosit: Ndaj Alda Klosit nuk ka asnjë procedim dhe as që ka diejni për veprën penale, gjithë këto të tjerat duhet parë nëse ka dicka të vërtetë apo jo. Nuk ka procedim për inceneratorët dhe as për shumën e parave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME