Categories Kuriozitete

“Lindja nuk është diçka për t’u pasur frikë, është diçka që duhet kuptuar”

Fotoja e pabesueshme pushton rrjetin Kjo fotografi tregon mënyrën e pabesueshme sesi kocka e një gruaje lëvizi gjatë kohës që ishte me dhimbje lindjeje. Imazhi në fjalë u shpërnda në internet. Në të shihet një grua që po lind beben e saj dhe vendimi për ta publikuar këtë imazh është vlerësuar pamasë. Të shumtë janë ata që e kanë cilësuar si tregues të “mrekullisë” që është trupi i gruas.

Sipas asaj që shkruan The Sun, fotografia u publikua nga qendra e kujdesit të grave shtatzëna në SHBA, Tangi Birth Services.

Teksa stafi mjekësor i gjendet pranë, në fundshpinën e gruas dallohet një kockë e pazakontë. Fotografia shoqërohet me përshkrimin: “E shihni kockën në fundshpinën e saj? Ai është rombusi i Michaelis. Gjatë fazës së dytë të dhimbjeve të lindjes, një kombinim kockash, përfshirë kërbishtja lëviz mbrapsht, duke bërë që të rritet diametri i legenit”.

Në postimin në fjalë lexuesve në rrjetet sociale iu tha se kjo lëvizje ishte diçka “tërësisht normale” dhe se kjo lëvizje njihet si “hapja e pasme”.

“Kjo i lejon bebes maksimumin e hapësirës për t’u kthyer teksa bëhet gati për të ardhur në këtë botë. Trupi juaj është krijuar për këtë gjë. Lindja nuk është diçka për t’u pasur frikë, është diçka që duhet kuptuar“, thuhej më tej në postimin në fjalë.

Ky postim ka marrë më shumë se 22 mijë komente dhe është shpërndarë më shumë se 50 mijë herë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 nëntor 2025

Dashi Do jeni te vendosur sot ta ndryshoni rutinën e jetës suaj ne çift ne…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 21 Nëntor 2025

Dashi Do keni një marrëdhënia goxha te mire gjate kësaj dite ju dhe partneri. Gjithçka…

LEXO ME SHUME