Edi Rama reagoi në Twitter ndaj akuzave të opozitës dhe skeptikëve se aksionet e fundit ndaj të fortëve dhe propozimi i ligjit për mbylljen e lojrave të fatit duan të tërheqin vëmendjen.
“Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen😂Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja🤭#BixhozçinjKronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi🤧”, shkruan Rama.
