Mbrëmjen e sotme, rrugët e Londrës janë kthyer në makth për britanikët pasi një person ka dalë me amoniak në dorë për të spërkatur kalimtarët. Një burrë 29-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi u spërkat me amoniak, shkruan e përditshmja britanike TheSun. Policia është telefonuar për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Roman” rreth orës 17:40. Autoritetet kanë njoftuar se fatmirësisht 29-vjecari nuk ka marrë dëmtime serioze. Ende nuk është bërë ndonjë arrestim, por policia ka nisur hetimet. Edhe një sulm tjetër që përfshinte një lëndë gërryese ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Londrës.
Categories
Bota