Categories Lajme

Lufta kundër korrupsionit ka ngecur në vend

Si në Irak, Kili apo Liban e në shumë vende të tjera, gjatë vitit të kaluar njerëzit dolën në rrugë kundër ryshfeteve dhe parave nën dorë. Raporti vjetor i publikuar rishtazi nga Transparency International (TI) tregon se shumica e 180 vendeve të përfshira në indeks nuk kanë bërë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit.

“Mungesa e përparimit të vërteta është zhgënjyese dhe ka një ndikim të thellë negativ mbi qytetarët në të gjithë botën”, tha Patricia Moreira, drejtore ekzekutive e TI. “Për t’i dhënë fund korrupsionit dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve duhet të luftojmë më shumë lidhjet mes politikës dhe financave të larta.”

Vendet e G7 të përkeqësuara

Përmirësime të dukshme nuk vihen re as në vendet e mëdha të industrializuara. Përkundrazi: në katër nga vendet e G7 – Kanada, Francë, Britani e Madhe dhe SHBA – korrupsioni i perceptuar është rritur.

Gjermania dhe Japonia mbeten në të njëjtin nivel. Vetëm Italia ka pësuar një përmirësim të vogël në krahasim me 2018-tën. Në indeks TI shpërndan çdo vit pikë nga zero (plotësisht e korruptuar) në 100 (pa korrupsion).

Danimarka dhe Zelanda e Re janë vendet me më pak korrupsion, sipas raportit për vitin 2019 (të dyja me nga 87 pikë), pasuar nga Finlanda (86), Singapori (85), Suedia (85) dhe Zvicra (85). Gjermania është ngjitur dy vende më lartë, në vendin e nëntë.

Por ky nuk është ndonjë sukses i madh, pasi në të vërtetë numri i pikëve absolute ka mbetur i njëjti (80). Pra, ngjitja në klasifikim ka ardhur si pasojë e keqësimit të vendeve të tjera.

Ne Ballkanin Perëndimor korrupsioni në rritje

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pësuar rënie ne luftën kundër korrupsionit, përveç Malit të Zi (45) dhe Serbisë (39), të cilët e kanë ruajtur nivelin e vitit 2018.

Të tjerët janë përkeqësuar: Kosova (36, në vitin 2018: 37), Bosnja-Hercegovina (36, në vitin 2018: 38), Shqipëria (35, në vitin 2018: 36) dhe Maqedonia e Veriut (35, në vitin 2018: 37).

E rëndësishme është të thuhet, se TI studion vetëm korrupsionin e perceptuar në biznes, politikë dhe administratë. Vlerësimet e vendeve individuale bazohen në anketimet nga ekspertë dhe menaxherë.

Korrupsioni dhe paqëndrueshmëria

Somalia (9), Sudani (16), Siria (13) dhe Jemeni (15) janë në fund të listës. “Ne këto vende ka trazira, dhunë dhe luftë,” i tha DW-së, Marwa Fatafta, këshilltare e TI-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. “Kjo tregon qartë lidhjen midis korrupsionit dhe paqëndrueshmërisë.”

Afrika poshtë Saharës ka nivelin më të lartë të korrupsionit. Shkaku është se rajoni është i pasur me lëndë të para, por ndërmarrjet e huaja nuk i reinvestojnë fitimet e tyre në vend. “Si pasojë, nuk ka burime për kujdesin shëndetësor – dhe madje edhe më pak për të luftuar korrupsionin,” thotë Mokgabo Kupe për DW. Ajo është Koordinatore e TI për Afrikën e Jugut.

Protestat janë një shenjë shprese

Edhe pse përparim nuk ka, pozitiv është fakti që njerëzit kanë filluar të sensibilizohen dhe po dalin në rrugë kundër korrupsionit dhe po bëjnë presion ndaj qeverive të tyre.

“Jam shumë e sigurt që do të shohim ndryshime në të ardhmen”, tha Marwa Fatafta për DW. “Protestat tregojnë se njerëzit nuk do të heqin dorë së kërkuari të drejtat e tyre.”/ DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari

Gjendet pas 23 ditësh kufoma e 57 vjeçarit krutan Edmond Veseli i cili u denoncua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, kontrabandë me pijet alkoolike që gjoja përfundonin në Shqipëri dhe Austri, policia arreston 12 persona

Po vijon prej disa orësh në Greqi një operacioni policor për zbërthimin e një rrjeti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksploziv me dron një banese në Tiranë, nuk dihet kush ishte objektivi

Një shpërthim është ndjerë rreth mesnatës në katin e nëntë të një apartamenti në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konispol, Sherr i dhunshëm mes të rinjve, dy të plagosur me sende të forta

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vodhi paratë dhe celularët me dhunë klientit, pranga taksistit në Tiranë

Një taksist ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i vodhi…

LEXO ME SHUME