Categories Bota, Lajme

Lufta/ Rusia sulmon depot e grurit të Ukrainës në kufi me Rumaninë: Ndikon në sigurinë globale të ushqimit

Rusia ka sulmuar me drone iraniane infrastrukturën e magazinimit të grurit ukrainas në portet e lumenjve Reni dhe Izmail në Danub, në kufirin midis rajonit Odessa dhe Rumanisë, duke plagosur 4 persona. Këtë e raportoi kreu i administratës rajonale, Oleh Kiper, në Telegram.

Danubi është një rrugë kryesore eksporti për Kievin që kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje që lejon Ukrainën të transportojë grurë, misër dhe produkte të tjera nëpërmjet Detit të Zi. Presidenti rumun Klaus Yohannis dënoi sulmin “shumë të afërt” ndaj vendit të tij.

“Ky përshkallëzim i fundit paraqet rreziqe serioze për sigurinë në Detin e Zi. Ai gjithashtu ndikon në tranzitin e mëtejshëm të grurit në Ukrainë dhe kështu sigurinë globale të ushqimit,” tha ai në Tëitter.

Sipas mediave rumune, ky është sulmi më i afërt me territorin rumun që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Depo që u sulmua ndodhet rreth 200 metra nga territori rumun përtej Danubit dhe 10 km nga porti rumun i Galatit. Kreu i Odesa-s, Oleh Kiper, rajoni i të cilit mbulon gjithashtu portet e Danubit, Reni dhe Izmail, tha në kanalin e tij Telegram se Rusia kishte sulmuar infrastrukturën atje për katër orë me drone të prodhuar nga Irani. Kiper tha se 3 nga 15 dronë të përfshirë në sulm u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por që ata që ishin të suksesshëm shkatërruan një hangar për ruajtjen e grurit. Zyrtarë të tjerë lokalë, shton BBC, flasin për tre depo të bombarduara.

Dy milionë tonë drithë u eksportuan përmes lumit nga Ukraina vitin e kaluar, krahasuar me 600,000 një vit më parë. Por të gjitha këto rrugë kanë qenë në gjendje të zhvendosin vetëm një pjesë të asaj që Ukraina ka nevojë për të eksportuar, dhe janë shumë më të shtrenjta nga ana logjistike sesa nga deti. Eksportet përmes Evropës Lindore kanë shkaktuar gjithashtu zemërim tek fermerët në vendet fqinje, ku drithërat ukrainas kanë përmbytur tregjet dhe kanë ulur çmimet.

Ndërsa sulmet ruse ndaj eksporteve të drithit të Ukrainës vazhdojnë, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është “i aftë të zëvendësojë grurin ukrainas si në baza komerciale ashtu edhe pa pagesë” për vendet në Afrikë që kishin importuar nga Ukraina. Moska do të presë një samit Rusi-Afrikë më vonë këtë javë. Ukraina, e përshkruar shpesh si shporta e bukës së Evropës, është eksportuesi i shtatë më i madh në botë i grurit dhe 71% e tokës së saj është bujqësore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME