Pyetjeve të gazetarëve pas zërave të shumtë se Rama i bëri ndryshimet në qeveri për të qetësuar luftën e nisur brenda PS-së për pushtet dhe ndikim, Rama ka zgjedhur t’i përgjgijet me ironi duke nënkuptuar dhe kujtuar periudhën e sistemit komunist kur brenda partisë gjendeshin gjithmonë armiq.
“Po, është e vërtetë! Ka një konspiracion të madh brenda PS dhe jemi duke menduar për një gjyq popullor për arrestime, burg, punë të detyruar, koka e këtij komploti është kreu i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur nga ish-ministri i brendshëm. Dyshohet shumë për përfshirjen e institucioneve të tjera në këtë komplot. Më vjen keq që kapet gafil, por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë. Erion Veliaj mund të mbjellë sa më shumë pemë, po në një nga ato pemët do të varet. Këto do ti bëj të ditura në veprën time nr 21. ”
Rama gjithashtu i është rikthyer dhe çështjes së Saimir Tahirit duke apeluar që mediat t’i kërkojnë faljes ish-ministrit të Brendshëm për baltën e hedhur ndaj tij.