Categories Lajme

Mashtrim dhe grabitje, ndalohet 42-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se një 42-vjeçar është arrestuar këtë të premte, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar për kryerje të veprave penale mashtrim dhe vjedhje.

Sipas informacione të policisë mësohet se 42-vjeçari i arrestuar është Kelmend Kruja banues në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan.

Bëhet e ditur se 42-vjeçari Kruja ishte dënuar më herët në vitin 2016, me 8 muaj burg, për veprën penale“Vjedhje” dhe në maj të vitit 2018 Gjykata e Tiranës i ka dhënë dënim 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”.

Njoftimi i Policisë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: Kelmend Kruja , 42 vjeç, banues në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje” si dhe në 16. 03.  2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, më datë 21. 05. 2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim” si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë më datë 20. 06.  2018, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. ( të gjitha masat e dënimit në mungesë). Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

© SYRI.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME