Policia e Korçës njofton se shtetasi me iniciale S. D., 39 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i punësuar në një firmë, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, tek vendi i quajtur “Ura e Strelcës”, duke drejtuar një mjet ekskavator, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesi ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 39-vjeçari kishte shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
