Qindra pasagjerë kanë përjetuar moment pa.niku në ajër, dhe kanë nisur të lënë amanetet e tyre, kur motori i një avioni që po fluturonte mbi Kanadanë perëndimore shp.ërtheu në fl.a.kë.
Mësohet se në bord u ndje fillimisht një erë e k.e.qe, dhe më pas u pa fl.a.kë dhe t.ym që kishte mbushur dhe kabinën.
Pasagjerët filluan të bë.rtasin me te.rror dhe u dërguan mesazhe të dashurve që mendonin se avioni drejt Edmontonit mund të rrë.zohej.
Piloti i avionit Sëoop njoftoi se do të duhej të bëhej një ulje urgjente dhe avioni u kthye në aeroportin e Abbotsford.
Pasagjerja Donna Lee Rayner postoi në Facebook gjatë kohës së panikut: “Hipa në aeroplan gjithçka është mirë. Vetëm pak pasi ishim ngritur në ajër pamë tymin në kabinë dhe ndjemë erën e djegies. Unë jam çuditërisht e qetë, por ende kurioze. Filloni mesazhet e mia të lamtumirës në rast se telefoni im rikuperohet pasi të rrëzohemi”.
Një prej pasagjerëve ndërkohë i shkroi mesazhin e lamtumirës nënës së tij.
”Ishte shumë e frikshme, nuk e prisja. Fillova t’i dërgoja mesazhe mamit duke i thënë, ‘Diçka po shkon keq me aeroplanin. Të dua.”
Fatmirësisht moment i vështirë kaloi dhe pasagjerët zbritën në aeroport pa pasoja.