Manchester City ka bërë goditjen e rradhës në merkato. Klubi anglez ka firmosur me belgun Jeremy Doku. Drejtuesit arritën marrëveshjen me klubin francez të Rennes ku luante Doku.
Vlera e transferimit arriti në 64 milionë euro. 21 vjeçari shihet me mjaft perspektivë dhe në tre sezone me Rennes ai kreu 92 paraqitje dhe 12 gola.
Doku është nënshkrimi i tretë për City, pas atye të Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol. Ardhja e belgut vjen edhe pasi lojtari kyç për ekipin e Guardiolës, Kevin de Bruyne u dëmtua dhe do të jetë jashtë fushave për 6 muaj.
