Categories Lajme

Marku kërkon 197 punonjës më shumë. Deputeti i PS: Kjo i bie si të ngresh…

Mund të duket çudi, por Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës më shumë se sa ka aktualisht. Duke diskutuar për buxhetin e vitit 2019, në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Luan Abazaj, ka dhënë dhe shpjegimin se përse organi akuzës kërkon një rritje drastike të numrit të punonjësve.

Sipas tij 30 do të jenë oficerë të policisë gjyqësore, 100 sekretarë dhe 5 do jenë specialistë për dekriminalizimin.

30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë çdo prokurori. 5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri. Investimet do ti kryejmë deri në fund të vitit. Nuk djegim asnjë qindarkë”, ka thënë ai.

Mirëpo kjo shifër i është dukur absurde deputetit të PS-së Bashkim Fino, ai është shprehur se “kjo është si të ngresh nga e para institucionin e prokurorisë”.

“Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja.

Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë”, ka thënë Fino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME