Categories Lajme

Masakra e Urës Vajgurore me 5 policë të vrarë, SPAK kërkon burg përjetë për Fran Marashin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, i akuzuar për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku humbën jetën 5 punonjës policie. Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes 28 vite pas ngjarjes.

Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi ka pretenduar se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për gjyqin që u zhvillua në vitet 1999-2000 në ngarkim të tij.

“Mua nuk më ka njoftuar askush, as prokuroria as gjykata,” ka thënë Marashi gjatë argumenteve të tij. Ai ka kërkuar rihapjen e çështjes dhe rigjykimin e saj në përputhje me standardet e drejtësisë.

Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin, ku u vranë 5 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë. Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME