Categories Lajme

Mashtroi mbi 2000 persona me skema piramidale, arrestohet biznesmeni korean në aeroportin e Rinasit

Një shtetas korean, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana u bë e mundur kapja e 61 vjeçarit në Rinas. Ai po priste në aeroport bashkëshorten e tij që po vinte nga Dubai në Tiranë.

S.M., 61 vjeç është dënuar nga Gjykata e Seulit me masën “Arrest me burg”, pasi ka mashtruar mbi 2000 persona me skema piramidale.

Në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ai kishte ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit.

Dëmi ndaj këtyre shtetasve arrin në vlerën e 28 milionë euro.

Njoftimi i Policisë:

FAST Albania

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni “Pritja”, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga, në afërsi të aeroportit të Rinasit, 61-vjeçari nga Koreja e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.

61-vjeçari po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe strukturat policore vendore, një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, është finalizuar falë inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit.

Si rezultat i operacionit, FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në afërsi të aeroportit të Rinasit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  1. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.

Shtetasi S. M., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRW (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME