Categories Lajme

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen tre punonjës të një ‘Call Center-i’

Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hide call”, duke arrestuar tre persona që dyshohet se mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive.

Gjithashtu dy persona janë vënë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ata ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Hide call”.

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, vijon puna për kapjen e një tjetri (bashkëpunëtorë me 3 të arrestuarit).

Sekuestrohen 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në drejtimin e Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hide call”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME