Categories Lajme

Maturantët: Fustanet dhe kostumet mbetën në dollap

“Maturantët do duhet të gjejnë forma të tjera për të festuar përmbylljen e tre viteve shkollë. Koronavirusi ka anuluar një nga festat më simbol të tyre, atë të mbrëmjes së maturës”. Elia studion në gjimnazin Qemal Stafa. Ajo ka përgatitur gjithçka për të festuar denjësisht përmbylljen kësaj etape në shkollë. Ajo na tregon se si e priti lajmin për anulimin e mbrëmjes së maturës.

”Që ditën e parë që unë dhe shokët e mi kemi shkelur në këtë shkollë, ideja ka qenë festa e maturës. Jemi përgatitur që ditën e parë për festën, fustanin etj. Nuk na besohej kur morëm lajmin. Jemi shumë të zhgënjyer. Pak më parë fola me zyshën dhe ajo na tha që e vetmja mënyrë për të festuar është online”.

Për Elian fustani nuk mund të ishte një zgjedhje e minutës së fundit. Ndonëse me shumë mundësi do të mbesin në dollap. ”Nuk jam tip i fustaneve të gjata dhe ekstravagante. Kam zgjehdur fustane të shkurtra. Kam shumë besim se si brez innovator që jemi do gjejmë një mënyrë ëpr të festuar mbrëmjen e maturës që fustanet mos mbeten në dollap”. Para përhapjes së pandemisë ajo i kishte synimet e qarta, të përmbyllte me sukses tre vite shkollë dhe më pas të vazhdonte studimet për mjekësi. Tashmë, ajo të ardhmen e sheh të paqartë dhe plot pasiguri. ”Të më thojë më përpara të zhvilloje mësimin nga shtëpia, ishte diçka e mrekullueshme. Sot është shumë e vështirë, sidomos për mua që jam maturante. Më mungon çdo gjë që më parë nuk ishte aq shumë e rëndësishëm sa tani e ndjej”.

Për Arkidin përjetimet janë më të mëdha. Përveçse nuk do mund të festojë si duhet mbylljen e gjimnazit, atij i duhet të shoh godinën ku ka mësuar për kaq shumë vite të shndërruar në rrënoja. “Kjo është hera e parë që shoh, më duket e tmerrshme. Është ai busti i Samiut që ngelet edhe duket si ikon që e gjitha por hera e fundit që e shoh”, shprehet Arkidi.

Për të, nuk është aspak e lehtë të përmbyllë këtë etapë të jetë së tij në këtë mënyrë. “Të kthehesh nga një lloj balloje ikonë në një festim që e kalon me disa miq, duhet ta kalosh në një formë tjetër është goxha e vështirë por në fund të fundit nuk ke çfarë bën”. Në Shqipëri, tradita e mbrëmjes së maturës zë fill përtej viteve ’90. Një ngjarje me ngarkesë shumë e madhe emocionesh e cila finalizohen me darkën elektrizuese të maturës. Për maturantët e 2020 padyshim që do të jetë një ngjarje e shënuar, sidomos për faktin që nuk do munden dot ta festojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Diel 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Dhjetë muaj në arrati kishte qëndruar në një shpellë me një ujk”/ Dëshmia e rrallë e fratit të famshëm

Nga At Zef Pllumi -KËNETA E MALIQIT- N’e nesret në mëngjes, hyni aty komandanti. Tha…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një automjet me karrotrecin e tij në Vlorë , arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi me karrotrecin e tij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e Kostas Simitis, Majko tregon kontributet e tij për Shqipërinë: Doli i nderuar nga politika…

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar per vdekjen e ish-homologut te tij grek, Kostas Simitis. Permes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Atentat në Dragoç, i riu ekzekutohet me breshëri plumbash në makinë! 1 vit më parë u kthye nga Belgjika! Dyshohet për 2 autorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është ekzekutuar në zonën…

LEXO ME SHUME