Categories Lajme

Mbante në banesë municion luftarak, arrestohet 29-vjeçari në Laç

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Laçit i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale S. K., u kap në flagrancë teksa gjatë kontrolleve policore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë dhe 1 palë doreza.

29-vjeçari me iniciale S. K., akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

“Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit.

Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë.

Arrestohet shtetasi që e mbante armën, pa leje, në Laç.

Si rezultat i punës së mirorganizuar informative dhe operacionale, të intensifikuar gjatë ditëve festive të fundvitit, me objektiva parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe garantimin e rendit dhe qetësisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin “Fokusi”.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.

Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi, një nga viktimat, nipi i ish-kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe djali i shefit të policisë

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore\ Vëlla e motër sfidojnë temperaturat e ulëta, lahen në det këtë 1 janar: Uji terapi kundër sëmundjeve

Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës, në datën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Peqin-Rrogozhinë, makinat përplasen “kokë më kokë”! Tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së sotme, e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri para Kryeministrisë: Pas 12-ës ju pres në shesh

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të kalojë natën e ndërrimit të viteve para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike/ Aksident i rëndë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën 3 të rinj! E plagosur rëndë dhe një vajzë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin…

LEXO ME SHUME