Avioni me 126 shtetas shqiptarë nga Brukseli mbërriti në orët e pasdites së sotme në Rinas. Shqiptarët e riatdhesuar do të karantinohen për 14 ditë në hotelet e përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës në Durrës dhe Golem. Pasi të mbarojnë periudhën e karantinimit ata do tu drejtohen qyteteve ku banojnë për tu bashkuar me familjarët e tyre.
Procesi i riatdhesimeve vijon prej datës 18 prill. Ndërkohë nesër, e hënë 27 prill, do të ketë një tjetër fluturim, këtë herë nga Vjena. Listës së destinacioneve i shtohen edhe Madridi dhe Bukureshti në ditët në vijim.
Ndërkohë në Korçë, në 24 orët e fundit janë futur drejt territorit të Republikës së Shqipërisë 26 emigrantë të tjerë të cilët kanë pranuar kushtet e firmosur procedurat për karantinim për 14 ditë. Numri në total i emigrantëve të vendosur në 5 hotele, 3 në Korçë e 2 në Pogradec, është 274 persona. Deri me tani asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar pozitiv.