Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme, pasi janë mbytur në rezervuarin e Bradomirës në Korçë. Njëri nga viktimat e identifikuar si Arben Pupa 50 vjeç banues në fshatin Bletas, është nxjerrë nga rezervuari nga banorët e zonës, kurse viktima tjetër Ramazan Kojtari 56 vjeç është akoma në rezervuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për nxjerrjen jashtë rezervuarit të shtetasit Ramazan Kojtari.
Categories
Lajme
