Categories Kulture, Kuriozitete

Më 1820, më shumë se gjysma e Athinës fliste shqip

Sikur ka saktësuar studiuesi Aristidh Kola, ka pak njerëz në Greqi, që nuk e kanë gjyshen, apo gjyshin arvanitas…

Pjesa më e bukur e arvanitasve, arbëreshëve të Greqisë, është folklori i veçantë. Lirikat e vjetra janë këngët që i këndojnë lirisë, dashurisë dhe të qenit kaçak. Këto këngë këndohen dasmave. Duke qenë se gjuha e arvanitasve nuk u shkrua kurrë, ajo u ruajt në mënyrën më të veçantë nëpër këngë.Arvanitasve, bashkombasve tanë, historia u njeh kontributin e jashtëzakonshëm në luftën për pavarësi; mund të përmendim këtu, plejadën e heronjve arvanitas, si:

Nikolla Kriezoti, Athanas Skurtanioti, Kiço Xhavella, Andrea Miauli, Teodor Kollokotroni, Kostandin Kanari, Dhimitri Pllaputa, Teodor Griva, Bubulina, Marko Boçari, Gjeorgji Karaiskaqi, Odise Andruço e shumë e shumë të tjerë, të cilët janë sot, për historinë e Greqisë, pjesë e lavdisë së revolucionit të 1821-it.

Sipas konsullit Jean Giraud, fshatarët shqiptarë kishin zotëruar pjesën më të madhe të tokave në fshatrat përreth Athinës (deri më 1650). Raporti i vitit 1820, deklaron se një e treta e Athinës dhe pjesa më e madhe e Atikës fliste shqip.

Kostumi kombëtar grek ishte fustanella shqiptare…

Një rrëfim bashkohor nga konsulli, i besueshëm, Jean Giraud, vë në dukje se ndërsa fshatarët shqiptarë kishin zotëruar pjesën më të madhe të tokave në fshatrat përreth Athinës, në vitin 1650, deri në vitin 1674, gati dy të tretat e të gjithë tokës kishte kaluar në duart osmane dhe kultivuesit fshatarë u bënë thjesht punëtorë, në tokat për të cilat ata kishin pasur më parë të drejta më të mëdha (Collington, 1913; 38).

Megjithatë, një pjesë e shqiptarëve, sigurish që u shpërngulën në Athinë. Vaporiis citon një raport të vitit 1820, i cili deklaron se një e treta e Athinës dhe pjesa më e madhe e Atikës fliste shqip (1985; 155).

Në shtet-kombin e ri grek, krijimi i një gjuhe, një kulture dhe një folklori kombëtar (Herzfeld, 1982) u shoqërua edhe me standardizimin e gjuhës së veshjeve, si për gruan, e cila vishte atë që u bë i njohur si kostumi i parë i mbretëreshës Amalia, edhe për burrat, të cilët gjithnjë e më shumë vishnin “fustanellën” (‘fustanin’ shqiptar).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME