Categories Lajme

Me 194 km/h në tunelin e Kërrabës apo 230 km/h në Tiranë-Elbasan, gjoba të majme shoferëve, policia apelon: Udhëtoni me jetën në mendje!

Policia Rrugore ka marrë masa pas disa shkeljeve në rrugë, si shpejtësi tej normave. Policia apelon: Udhëtoni me jetën në mendje, mbroni jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor! Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore!

“Poliscan-i konstaton shpejtësi 194 km/h në tunelin e Kërrabës, në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan.
Shpejtësi deri në 230 km/h po në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Stop shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësia në rrugë vret jetën.
Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara, që mbërritja në destinacion të jetë e sigurt!”, apelon Policia Rrugore.

Mos drejtoni mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.

Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!
Në çdo aks rrugor dhe në qendrat urbane ka makina inteligjente dhe radarë automatikë.
Nëse konsumon pije alkoolike gjatë fundjavës, mos drejto automjetin, por përdor mjetet e transportit publik!
Hiq celularin nga dora! ????Shto vigjilencën!
Përqendrohu në timon! ????Familja ka nevojë për ty!

Policia qëndron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME