Categories Lajme

“Më dërgo para”/ Skema e farmacistit që zhvaste qytetarët. Roli i të moshuarit me shokët e dominosë

“Jam sëmurë. Nuk dal dot nga spitali se jam rëndë. Më dërgoni 1 mijë ose 1 mijë e 500 euro”. Kjo ishte kërkesa që shtetasve të ndryshëm nga Kosova u mbërrinte në “messengerin” e tyre nga profilet e të afërmve. Por, asnjëri nuk e dinte se pas adresës nuk ishte i afërmi i tyre por një person, që kishte mundur të hakeronte adresën dhe të hiqej si i tillë.

Prokuroria e Tiranës pretendon se ka identifikuar njërin nga të përfshirët në veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik. Ai quhet Liridon Peka, 28 vjeç me profesion farmacist.

Ai doli të shtunën përpara gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. Burime nga brenda procesit zbardhën edhe mekanizmin përmes të cilit ai dyshohet se ka përdorur për të zhvatur qytetarët nga Kosova.

Hetimi për rastin ka nisur që pranverën e 2022, pas kallëzimit që një shtetas nga Kosova bëri në policinë e Prishtinës. Burri tha se mendonte se i kishte nisur para nipit të tij, pas mesazhit në rrjetin social, por kur e telefonoi ta pyeste nëse i kishte tërhequr lekët ai iu përgjigj që nuk i kishte kërkuar ndonjëherë diçka të tillë.

Në këtë moment, burri kuptoi që kishte rëndë pre e mashtrimit. Pas disa hetimesh, u arrestua dhe dërgua më pas në arrest shtëpie Liridon Peka. Sipas prokurorisë, i dyshuari e vijoi aktivitetin kriminal.

Dyshohet se me ndihmën e një personi tjetër, ai hakeronte adresat e qytetarëve të ndryshëm kryesisht nga Kosova, identifikonte të afërmit e viktimës së tij dhe pasi ata pranonin ti dërgonin paratë, u kërkonte që tja nisnin përmes një pike transferte dhe iu jepte emrin e marrësit. Për tërheqjen e lekëve, prokuroria ka dyshime se Peka ka bashkëpunuar me një të moshuar.

Ishte pikërisht 85-vjeçari që ndihmoi hetuesit në zbardhjen e mekanizmit. Ai iu tha hetuesve se farmacisti i kishte 25 mijë euro borxh dhe për të marrë marrë mbrapsht lekët e tij i kishte kërkuar që ai të tërhiqte paratë. Sipas të moshuarit, pranë zyrave të transfertave të parave ai ka dërguar vëllain e tij, nipin, nusen e nipit, motrën e deri dhe dy shokë më të cilët luante bixhoz.

Ai shpjegon se në total ka tërhequr 61 mijë euro, ku 10 mijë i ka mbajtur ai, si një pjesë të borxhit. por avokati i Pekës, Tefik Sulejmani debatoi ashpër ne seancë dhe tha se nuk ka asnjë provë që e lidh farmacistin me këtë veprimtari kriminale.

Prokuroria ndërkohë pretendon se ka paraqitur si prova 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, si dhe dy laptopë. hetimet për rastin vijojnë, ndërsa i dyshuari Liridon Peka do të qëndrojë nën masën e arrestit me burg./News24

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME