Ish deputeti i PD-së Astrit Patozi ka komentuar shkarkimet e shumta që Rama ka bërë në kabinetin qeveritar, por edhe ndërrimin e ministrave të tij të “vjetër” me emra të rinj që s’vijnë nga politika apo edhe nga Kosova (Besa Shanini e Genti Cakaj)
Përmes një statusi të shkurtër në rrjetin social, Patozi ka ironizuar vendimet e Ramës duke thënë se ministrat janë më të lirë sesa patatet apo kumpirat siç i thonë në Kukës e Prizren. “Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri. – Po çfarë të them unë? iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren). Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa.”-shkruan Patozi.