Categories Lajme

“Më morën me helikopter, flet Petro i cili mposhti Covidin: Nuk kisha asnjë sëmundje tjetër…

Edhe pse në një gjendje shumë të mirë me shëndetin e tij, dhe pa asnjë shqetësim më herë, Petro është 25 vjeçari grek të cilit iu desh të përballej me fazën më të keqe të infeksionit me koronavirus, intubimin. I riu tregon se nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, ndërsa i siguron qytetarët që të mos e vënë në dyshim ekzistencën e COVID-19. Fatmirësisht Petro e fitoi betejën me virusin disa ditë para ditëlindjes së tij të 25-të, ndërsa ka treguar se në fillim kishte ethe dhe temperaturë që nuk i binte.

“Unë kisha ethe dhe temperatura nuk më binte“, ndërsa thekson se nuk i besohej fakti që brenda natës e gjeti veten duke luftuar për jetën, në intubim. “Në të vërtetë nuk kam pasur sëmundje, pothuajse nuk sëmurem kurrë, nuk përdor ilaçe, në përgjithësi jeta ime është shumë e shëndetshme. Askush nuk priste që unë të përfundoja kështu”, tha ai. Për katër ditë ai kishte pasur temperaturë 40 dhe ethe që nuk binin. Pasi bëri tamponin ai u testua pozitiv dhe menjëherë u nis në spital. “Erdhi më mori një helikopter, u futa në intubim dhe më pas nuk kuptova më asgjë”. Siç pohon ai, e kuptoi shumë vonë se çfarë po i ndodhte dhe përvoja në intubim ishte e vështirë.

“Ju jeni vetëm, nuk keni asnjë komunikim me njerëzit tuaj. Nuk e dija nëse ata e dinin për mua, në fund mjekët më thanë se i informonin çdo ditë. Nuk do keni një celular, nuk keni asnjë komunikim me asnjë nga njerëzit tuaj. E vetmja gjë që mund të bëhet është që njerëzit tuaj të mësojnë për gjendjen tuaj përmes mjekëve”, shton ai. Tashmë Petro po vijon trajtimin në një repart tjetër, pasi virusi ka lënë pasoja në trupin e tij. Ai ka vështirësi në ecje dhe vështirësi në të folur. “Mesazhi që dua t’u jap të rinjve të moshës sime është se unë e kuptoj, e shikoj atë që ndodh në moshën time përmes mediave sociale dhe ata nuk i kushtojnë aq vëmendje sa duhet. Uroj që askush të mos kalojë përvojën që kam kaluar unë”, tha ai. “Është diçka shumë e vështirë, është diçka që kërkon kohë. Ju e kuptoni që edhe tani jam duke u rikuperuar dhe madje edhe kur të largohem nga këtu për disa ditë, unë do të vazhdoj të jem shumë i kujdesshëm, për të bërë fizioterapi. Trupi im është dëmtuar. Me fjalë të tjera, unë duhet të punoj shumë fort që të kthehem në normalitet. Muskujt janë shumë të dobët“, përfundoi djali 25-vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

HORROR NË VLORË/ E përdorën këlyshin 4-javësh si “tabelë qitjeje”

VLORË – Një krim makabër ndaj një qenieje të pambrojtur ka tronditur opinionin publik në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ja kush do të marrë në dorë rendin dhe sigurinë publike

Skënder Hita do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit. Lajmin e ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja brutale e 13-vjeçares shqiptare në Itali, zbulohen detaje të reja nga krimi

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja tragjike e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çështja për të cilën BE-ja nuk bën kompromis me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

Dy ligje në Mal të Zi, që janë kontroverse prej perspektivës së Brukselit, amendamentet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës\ Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Arrestohet 38-vjeçari

Durrës, Shkon në 11 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/proceduar penalisht, që kanë tentuar…

LEXO ME SHUME