Categories Lajme

“Më sill një CD”, si u zbulua banda e lëndëve narkotike

Një bandë kokaine me katër anëtarë nga Shqipëria është shkatërruar sot nga policia italiane.Në pranga kanë rënë  dy persona një 33-vjeçar i quajtur “Asi” dhe një 44-vjeçar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy anëtarët e tjerë të bandës një 31-vjeçar dhe 24-vjeçar, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Siç shkruajnë mediat italiane anëtarët e bandës kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin, në mesin e tyre ishin dy vëllezër dhe një kushëri, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, të cilët jetonin falë aktivitetit të shpërndarjes së kokainës.

Siç shkruajnë mediat italiane biznesi i tyre shkonte vaj, me të paktën 250 klientë të shpërndarë për qytet.  Të katër  ata sipas policisë merrnin qindra telefonata në ditë. Posedonin dy celularë, që e kalonin dorë më dorë dhe shisnin vetëm kokainë. Shpërdarësit ishin të specializuar, për çdo lloj dorëzimi, madje edhe ato brenda në shtëpi. Dy nga pjesëtarët e bandës udhëtonin shpesh drejt Shqipërisë, ndaj edhe dyshohet se fshihen në vendin tonë.

Jemi dy , shihemi si zakonisht, më sill një cd, shihemi për një kafe”, ishin disa nga kodet e përdorura në biseda ndërmjet trafikantëve dhe klientëve. Të katër anëtarët e bandës jetonin në dy apartamente me qera, por vetëm një nga ata dispononte leje qëndrimi në shtetin italian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME