Categories Kuriozitete

Media britanike jehonë ishullit të Sazanit: Një parajsë për adhuruesit e natyrës!

E përditshmja britanike “Express” i ka kushtuar një artikull ishullit të Sazanit, duke e cilësuar një parajsë për adhuruesit e natyrës. por edhe një ishull plot mistere.

Vitet e fundit, Shqipëria ka fituar popullaritet si një nga destinacionet e preferuar për pushime, falë plazheve dhe peizazheve të saj mahnitëse, por një ishull i pazakontë është kthyer në trend për një arsye tjetër.

Ishulli i Sazanit mbetet një nga destinacionet më misterioze dhe më pak të njohura të Europës. Pavarësisht bukurisë së tij magjepsëse, ishulli 5,7 kilometra katrorë, ka qenë prej kohësh i ndaluar për vizitorët, për shkak të së kaluarës së tij të errët ushtarake.

Dikur një bazë strategjike e nëndetëseve për Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, tani ishulli është shndërruar në një zonë me interes për vizitorët që tërhiqen nga turizmi i errët.

Ishulli i Sazanit luajti një rol kyç në mbrojtjen ushtarake të Shqipërisë. Rrjeti i tij i bunkerëve dhe tuneleve nëntokësore, i ndërtuar për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore, mbetet ende i fshehur nën peizazhin e tij të thyer.

Ishulli ai ka filluar dalëngadalë të mirëpresë vizitorë kureshtarë. Në verën e vitit 2017, një pjesë e vogël e ishullit të Sazanit u hap zyrtarisht për turistët, duke i lejuar ata të eksploronin plazhet e tij të pacenuara, strukturat e braktisura ushtarake dhe reliket e frikshme të Luftës së Ftohtë.

Në artikull shkruhet se, pavarësisht të kaluarës së tij të trazuar, ishulli i Sazanit është një parajsë për adhuruesit e natyrës. Ishulli është i rrethuar nga ujëra të pastra kristal, shkëmbinj dhe limane të fshehura që ofrojnë pamje mahnitëse të deteve Adriatik dhe Jon.

Ndonëse ishullit i mungon ende një infrastrukturë turistike e plotë, turet me varka nga Vlora tani i lejojnë vizitorët të shkelin në këtë tokë, e cila për dekada ka qenë e ndaluar.

Për të gjithë ata që kërkojnë një destinacion unik e përditshma britanike rekomandon të vizitojnë ishullin e Sazanit, i cili ofron një ndërthurje magjepsëse të historisë, misterit dhe bukurisë natyrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 29 Prill 2025

Dashi Dashuria: Ata që duan të vazhdojnë një histori të rëndësishme mund të vendosin gjithashtu…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Kërkesë e çuditshme divorci në Greqi, ChatGPT i lexoi në filxhanin e kafesë se ai e tradhton

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Prill 2025

Dashi Nëse marrëdhënia juaj me partnerin nuk është e kënaqshme, duhet te kini kurajën dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Një mace hyn në zyrën e informimit të… Shtëpisë së Bardhë!

Një mace gjeti rrugën e saj në lëndinën veriore të  Shtëpisë së Bardhë, nën masa…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Prill 2025

Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës nuk do të ndiheni rehat, veçanërisht në…

LEXO ME SHUME