Categories Sport

Meta falenderon përfaqësuesen e Kosovës: Përjetova emocione të jashtëzakonshme!

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një rezultat historik në “Fadil Vokrri”, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Republikën Çeke. Një takim që u pa me mjaft interes nga shumë tifozë, ku nuk munguan as figurat politike.

Prezent në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale tregoi emocionet që përjetoi në përmbysjen e rezultatit nga ekipi i Dardanëve.

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!“-shkruan Meta.

Ky rezultat e dërgon në 15 numrin e takimeve pa humbje të përfaqësueses së Kosovës, që me këtë 3 pikësh merr momentalisht kryen e grupit A kualifikues të Euro 2020 më 8 pikë pas katër takimesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME