Presidenti Ilir Meta vendosi kthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”. “Pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojnë parime të rëndësishme kushtetuese” argumentohet në arsyet e kthimit të ligjit.
Argumentet – Mungesa e përcaktimit të qartë të fushës së zbatimit të këtij ligji sai përket objektit jo shterues të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas tij, cenon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, barazisë përpara ligjit, me pasojë diskriminimin e operatorëve të ndryshëm në treg, duke rritur mundësitë për dëm ekonomik ndaj financave të shtetit.
– Krijojnë hapësira për përdorimin e procedurave që përcakton ky ligj, edhe për mallra e shërbime që jo domosdoshmërisht lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen.
– Ligji del përtej përmbajtjes së Direktivës, si dhe krijon hapësirë për aplikimin e rregullave të tij për një gamë më të gjerë mallrash dhe shërbimesh, që jo domosdoshmërisht lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.
– Rritja e transparencës është premisë për nxitjen e pjesëmarrjesnë garë të operatorëve ekonomikë, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e konkurrencës mes operatorëve ekonomikë, çka rrit efiçencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit dhe për pasojë, përdorimin më të mirë të fondeve publike.
-Për më tepër, aplikimi i procedurës që kërkon ligji nr. 36/2020, për mallra dhe shërbime që nuk lidhen domosdoshmërisht me nevojën e garantimit të sigurisë dhe informacionit të klasifikuar në procedurat prokuruese, prek drejtpërsëdrejti rrethin e operatorëve ekonomikë që mund të ofertojnë në këto procedura, duke bërë që të ketë njëtrajtim jo të barabartëdhe diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë në treg, ndryshe nga sa deklarohet në objektivat e kësaj nisme në relacionin shoqërues.
-Kësisoj, paqartësia e nenit 1, të ligjit dhe mungesa e një liste shteruese të mallrave dhe shërbimeve qëi nënshtrohet regjimit të prokurimit sipas këtij ligji, cenon direkt parimin themelor kushtetues tëlirisë së veprimtarisë ekonomike, të përcaktuar dhe mbrojtur nënenin 11, të Kushtetutës.
-Përjashtimi i operatorëve ekonomikë nga procedurat e prokurimit për mallrat që jo domosdoshmërisht duhet t`i nënshtrohen një procedure prokurimi sipas rregullave më strike për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë, përbën shkelje të parimit të barazisë përpara ligjit dhe diskriminim në kuptim tënenit 18, të Kushtetutës.
-Në rastin konkret, mungesa e qartësisë së fushës së zbatimit të ligjittë miratuar bën që jo në çdo rast të jetë transparent dhe i justifikuar përjashtimi nga procedurat e prokurimit sipas ligjit të përgjithshëm (nr. 9643/2006), dhe që automatikisht përjashton operatorët ekonomikë që mund të ofrojnë të njëjtat mallrat e shërbimet por që, nuk janë të pajisur me CSI apo CSP, dhe as nuk kanë pse të jenë të pajisur për të ofruar mallra e shërbime të tilla.
Kjo mungesë qartësie, krijon një hapësirë për intepretim në praktikë duke i dhënë një mundësi të pakufizuar autoritetit kontraktor, që për prokurimin e një malli apo shërbimi, mundet në mënyrë abuzive ta kategorizojë atë sikur lidhet me mbrojtjen dhe sigurinë, për të futur prokurimin nën një regjim të posaçëm ligjor, e të krijojë përjashtime pa shkaqe të përligjura.
Mungesa e një procedure të hapur, e kombinuar me mospërcaktimin e qartë të fushës së veprimtarisë së këtij ligji, dhe mundësinë që ky ligj i ri ofron për të kufizuar rrethin e subjekteve, krijon hapësirë që çdo autoritet kontraktor të përzgjedhë paraprakisht, sipas vullnetit të tij, fituesin e një procedure ende të pa shpallur. Pikërisht kjo, bie ndesh me parimet kushtetuese të sipërcituara.
Mungesa e qartë e rrethit të mallrave dhe shërbimeve që duhet t`i nënshtrohen procedurave të prokurimit sipas këtij ligji, bën që mallra apo shërbime të caktuara, edhe pse nuk lidhen direkt me fushën e mbrojtjes e të sigurisë, të rrezikojnë të prokurohen sipas këtij ligji, duke bërë që ky ligj në këtë drejtim të jetë i padrejtë, arbitrar, dhe të mos justifikojë dot kufizimin e mundësivetë operatorëve ekonomikëpër të ofertuar nëtë tilla procedura.
Selektiviteti, diskriminimi dhe mungesa e transparencëssëparashikimeve tëkëtij ligji, kthehen në shqetësime reale dhe të bazuara, nëse i lexojmënë raport me parashikimin e bërë po në nenin 5, pika 1, shkronja “i”, paragrafi i dytë i kësaj shkronje që përcakton se, për kontratat për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe softëare-t e lidhura me këto mallra, klasifikimi sipas kësaj shkronje do të bëhet nga një komision i veçantë klasifikimi i ngritur në Ministrinë e Mbrojtjes. Përbërja, mënyra e organizimit dhe e funksionimit të komisionit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Pra, me këtë parashikim, synohet që aplikimi i rregullave përjashtuese të prokurimit, të bëhet vetëm për ato mallra që do të përcaktojë realisht autoriteti politik i ministrit të Mbrojtjes.
Ligji nr.36/2020 nuk përmban procedura të qarta mbi ankimin administrativ ndaj vendimmarrjes së autoriteteve kontraktore.
Gjithashtu, përdorimi i një regjimi të posaçëm prokurues, që shmang procedurat e hapura të prokurimit, dhe që orienton drejt një rrethi të paracaktuar operatorësh ekonomikë, përveçse bart rrezikun konsistent të një rritjeje fiktive të çmimeve dhe kostove, orienton drejt fituesve të paracaktuar apo të diktuar nga marrëveshje potencialisht të fshehura.