Categories Lajme

Meta mesazh qytetarëve nga Shijaku: Ruani qetësinë dhe votoni në mënyrë demokratike

Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas vizitës në Elbasan është ndalur edhe në Shijak. Nga Shijaku bëri thirrje që procesi i zgjedhjeve të jetë i qetë dhe i lirë, ndërsa i bëri apel qytetarë të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

“Ky është popull me tradita dhe duhet të jetë model në këto zgjedhje. Ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë dhe të votojnë në mënyrë demokratike”, tha Meta ndërsa theksoi se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.

Ndër të tjera ai tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje është shumë e lartë, duke u shprehur se askush nuk duhet të mungojë në këtë festë të demokracisë.

“I ftoj të gjithë forcat politike, kandidatët të vazhdojnë në këtë mënyrë sepse kjo ditë që nisi mrekullueshëm dhe duhet të vazhdojë kështu edhe nata. Patjetër që nga një mbarëvajtje e tillë fiton  e gjithë Shqipëria dhe japim një mesazh se jemi një popull 100% evropian”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME