Categories Lajme

Meta zbulon informacionin sekret për anulimin e zgjedhjeve: Disa persona do i vinin flakën Kuvendit të Shqipërisë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u shpreh se një nga arsyet që e shtyu të anulojë zgjedhjet ishte fakti se kishte pasur një informacion sekret që thoshte se në protestën e 8 qershorit do i vihej flaka kuvendit të Shqipërisë

“Një arsye themelore është siguria e vendit. Presidenti ka patur informacione të mjaftueshme për përjekjet për të organizuar akte destabilizimi në vend. Një ditë para se presidenti të bënte paralajmërimin e tij për anulimin e datës 30 qershor kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar i cili bënte të qartë që persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte një informacion tërësisht i besueshëm. Po të kemi parasysh pasojat dhe konfrontimet në protesta me shumë policë të plagosur, duke i kombinuar këto rrethana pa dyshim që presidenti nuk mund të pranonte një situatë të tillë, një ngjarje që mund të prodhonte edhe pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit tonë. Do të ishte goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet por kthim i madh pas për vendin dhe të dy palët kishin dhënë shembuj të shkëlqyer të vendosmërisë për të ecur drejt konfrontimit dhe për të mos mbajtur asnjë përgjegjësi mbi pasojat.”, u shpreh Meta.

Një tjetër motiv për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti tha se ishte integrimi i Shqipërisë dhe tha se 13 tetori ishte data më e përshtatshme për të mbajtur zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje të të gjitha forcave politike.
“Ishte data më e afërt në respekt të kushtetutës, të ligjeve në fuqi përpara 17-18 tetorit për celjen ose jo të negociatave në BE, për të garantuar një proces të qetë me të gjithë aktorët”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME