Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar ditën e sotme, datat e provimevbe të Maturës Shtetërore 2026 për të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë professional.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”.
Provimi i Gjuhës së huaj do të mbahet më 2 qershor, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të mbahet më 9 qershor, provimi i matematikës do të mbahet më 16 qershor ndërsa provimi me zgjedhje në datën 23 qershor.
Për sa i përket provimit të lëndës me zgjedhje maturantët kanë mundësi të zgjedhin mes: kimisë, fizikës, biologjisë, historisë, gjeografisë, qytetarise dhe psikologjisë, filozofisë dhe sociologjisë, ekonomisë, historisë së ariti, historisë së muzikës, apo historisë së baletit.
Ministrja ka bërë me dije se po ashtu janë publikuar dhe shpërnarë testet model për sa i përket orientimit të maturantëve, teksa rikujton penalizimin në rast shkeljeje rregullash
Postimi i plotë:
Rregulla të qarta, garë e drejtë
Është tashmë publike rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional
2 qershor · Provimi i gjuhës së huaj
9 qershor · Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
16 qershor · Provimi i matematikës
23 qershor · Provimi me zgjedhje
Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes
KujdesÇdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores
Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë
Suksese
Link: https://arsimi.gov.al/neës…/udhezim-nr-27-date-30-12-2025/
Link: https://arsimi.gov.al/…/urdher-i-perbashket-nr-602…/
#Matura2026
