Categories Lajme

MINISTRJA GJONAJ: JO AMNISTI PERSONAVE TË DËNUAR PËR KËTË VEPËR PENALE

Gjatë vitit 2019 Ministria e Drejtësisë do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bashki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas edhe për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje.

Premtimi u bë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë konferencës kombëtare “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza në kuadër të ditëve sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave.

Duke u ndalur tek amnistia që përgatitet me rastin e festave të fundvitit, ministrja Gjonaj siguroi se do të impenjohet fort që të mos përfitojë asnjë burrë i dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje.

“Ministria e Drejtësisë edhe me mbështetjen e kryeministrit po përpilojmë një akt ligjor i cili ka të bëjë me amnistinë e fundvitit ku ashtu siç unë jam zotuar në mënyrë publike por që gjen vend edhe në këtë pr/ligj, pikërisht ata persona që janë dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në pr/ligjin për amnistinë.

Jam e sigurt që kësaj gjeje do t’i shkoj deri në fund duke pasur edhe mbështetjen e grave deputete të cilat në asnjë rast nuk do të pranojnë që kjo kategori apo këto subjekte të dënuara për këto vepra penale të mos bëjnë pjesë në këtë amnisti”,- siguroi ajo.

Ministrja Gjonaj në fjalën e saj ka renditur një sërë ndryshimesh ligjore të iniciuara nga MD që synojnë forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe mbrojtjen e saj nga dhuna. Po ashtu tre institucione, siç theksoi Gjonaj, Ministira e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme kanë ngritur një zyrë koordinimi kundër dhunës në familje, ku priten gratë viktima të dhunës në familje, adresohen dhe referohen saktë problemet dhe shqetësimet e tyre tek institucionet përgjegjëse dhe ju ofrohet këshillim ligjor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME