Categories Lajme

Ministrja kanadeze merr “Çelësin e Qytetit”, Veliaj: Kanadaja, shtëpia e mijëra shqiptarë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti ministren e Jashtme të Kanadasë, Melani Xholi (Melanie Joly), e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kanadaja është kthyer në shtëpinë e shumë shqiptarëve, të cilët kanë emigruar dhe janë integruar atje, u shpreh Veliaj, dhe mes dy vendeve ka pasur marrëdhënie të forta.

Disa nga punët që i kemi nisur me qeverinë e Edi Ramës disa vite përpara, si marrëveshja e pensioneve, sot janë të kryera. Por, sa më shumë punë të bëjmë, aq më shumë na shtohet dëshira për shumë punë të mira,” tha Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i cili i dhuroi ministres kanadeze “Çelësin e Qytetit”, u shpreh i lumtur edhe për bashkëpunimin në nivel lokal.

Ashtu si dy udhëheqësit tanë, kryeministri Rama dhe kryeministri Trudo (Trudeau), kanë një raport të veçantë, unë besoj se duhet ta thellojmë edhe më shumë raportin mes qyteteve dhe njerëzve. Mezi pres të jem shumë shpejt në Kanada dhe të kemi këtë raport mes kryetarëve të Bashkive,” deklaroi Veliaj.

Kryediplomatja e Kanadasë falënderoi kryebashkiakun Veliaj për pritjen.

Jam shumë e kënaqur për këtë dhuratë të mrekullueshme! Faleminderit për udhëheqjen tuaj fantastike, si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Jam e bindur se kanadezët, por edhe ata me origjinë shqiptare, janë jashtëzakonisht krenarë që po marrim këtë dhuratë fantastike,” tha Xholi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME