Categories Lajme

Miratohet “Karta e Studentit”, një nga 8-të kërkesat e studentëve…

Në kulmin e protestave të studentëve, Qeveria ka miratuar një vendim, i cili ofron për të gjithë ata që ndjekin shkollën e lartë, shërbime publike me çmime të reduktuara ose falas.

Sipas aktit të propozuar nga Ministria e Arsimit, të gjithë studentët në universitetet e Shqipërisë do të pajisen me kartën e posaçme të studentit, përmes së cilës mund të përfitojnë një sërë lehtësirash financiare.

Por çfarë janë këto lehtësira?

Sipas vendimit, studentët do të përfitojnë strehim social, kurim falas nëpër spitale, si dhe do të kenë të paguara sigurimet shëndetësore.

Për studentët që janë prindër do të ofrohet regjistrim në çerdhe apo kopshte me tarifa të reduktuara për fëmijët. Po kështu, të gjithë ata që ndjekin arsimin e lartë do të përfitojnë transport publik me lehtësi, përfshirë dhe atë ajror, hyrje falas në biblioteka, teatre dhe muze, si dhe kualifikime falas për qëllime punësimi.

Karta e studentit do të lëshohet nga Qendra e Shërbimit Arsimor, një institucion i posaçëm që pritet të ngrihet shumë shpejt. Qeveria nuk ka përcaktuar në vendim se, cilat shërbime do të jenë falas për studentët dhe cilat me tarifë të reduktuar. Po kështu, ajo nuk ka vlerësuar as sesa do të jenë efektet financiare për buxhetin e shtetit nga këto lehtësira, çka pritet të përcaktohen më vonë.

Miratimi i Kartës së Studentit ishte një nga 8 kërkesat që studentët në protestë i kanë kërkuar Qeverisë. Edhe pse miratimi i këtij dokumenti ishte premtuar kohë më parë, Ministria e Arsimit e hartoi draftin me urgjencë, vetëm pasi studentët nisën protestat në të gjithë vendin duke bojkotuar mësimin./TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME