Categories Lajme

Miratohet kompensimi financiar i pronarëve që preken nga legalizimet

Këshilli i Ministrave miratoi sot kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Berat, Tiranë Veri, Kamzë-Vorë, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Vlorë, Durrës, Zonat e Stimuluara, Gjirokastër, Kavajë, Kukës, Lezhë dhe Fier.

Masa e kompensimit është 69 958,01 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 700 556 318,95 lekë, sipas shtojcës nr. 1 që i bashkëlidhet vendimit.

Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Jug, Berat, Tiranë Veri, Kamzë-Vorë, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Vlorë, Durrës, Zonat e Stimuluara, Gjirokastër, Kavajë, Kukës, Lezhë dhe Fier, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME