Categories Bota

Misteri i filozofit vrasës: A e mbyti Louis Althyser vërtet me duart e veta bashkëshorten

Luis Althysser ishte një filozof marksist. I lindur në Francë më 1918, Althyser u bashkua me ushtrinë Franceze kur nisi Lufta e Dytë Botërore, dhe vendi u pushtua nga trupat gjermane. U kap shpejt rob, dhe e kaloi pjesën e mbetur të luftës në një kamp të robërve të luftës.

Përvojat e tij personale, formësuan mendimet e tij filozofike dhe politike. Në vitin 1948, iu bashkua Partisë Komuniste Franceze, dhe nisi të jepte mësim në një universitet në Paris. Althyser dukej se bënte jetën e një intelektuali të qetë. Ai shkroi një numër punimesh filozofike, mbi marksizmin, leksione, dhe bënte një jetë modeste me gruan e tij, shkruan bota.al.

Në vitin 1980, pësoi një krizë nervore, gjatë së cilës mbyti me duar bashkëshorten e tij prej 30 vjetësh, në një gjendje maniako-depresive, që ai pretendonte se nuk mund ta mbante mend. Althyser u shpall i paaftë për t’u gjykuar, dhe u shtrua disa kohë në një psikiastri, përpara se të rikthehej të jepte mësim në universitet.

Megjithatë, kujtimet personale, të botuara pas vdekjes me kërkesën e tij, treguan një histori tjetër mbi vdekjen e gruas dhe gjithë jetën e tij. Aty Althyser e pranonte se ai nuk kishte qenë dhe aq shumë i lexuar, se nuk kishte bërë një studim të madh të veprave të Karl Marksit, dhe se shpesh kishte kopjuar punën e të tjerëve.

Althyser e përshkroi vdekjen e gruas së tij në detaje, edhe pse pohonte se ishte në mes të një episodi maniakal, dhe që mezi mund ta kujtonte. Ai dukej sikur kishte shumë kënaqësi, kur përshkruante mënyrën se si ai e kishte “përkëdhelur” fytin e gruas së tij, teksa po e mbyste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME