Ekipi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kanë fluturuar drejt Shqipërisë. Ata u nisën nga aeroporti i Fiumicino i Romës drejt Tiranës pas orës 19:00. Në Rinas avioni i tyre mbërriti rreth orës 22:29. Ekipi mjekësor u përcollën në aeroport nga ambasadorja shqiptare, Anita Bitri Lani.
“Falenderova, në Fiumicino, ekipin e mjekëve dhe infermierëve që shërbyen në Brescia, për punën e bërë, përkushtimin e dëshmuar dhe simpatinë që shpërndanë në pavionet ku kontribuan në luftën kundër COVID19! Nisen në Shqipëri për të vazhduar shërbimin e tyre” shkruan Ambasadorja. Mjekët dhe infermierët shqiptarë shërbyen për një muaj në spitalet e rajonit të Lombardisë, rajoni më i goditur në Itali nga Covid-19.
Nderkohe rreth 10 mjekë e infermierë shqiptarë nga ekipi i 30 mjekëve u gjobiten me 500 euro gjobë, ndërsa dy prej tyre u denoncuan. Shkak ishte fakti se festonin në një prej dhomave të tyre duke pirë alkool e me muzikë të lartë.