Categories Lajme

“Morën peng rojen”, Hoxha nxjerr detaje për aksionin në portin e Durrësit

Një informacion i marrë në rrugë operative, se nga Porti i Durrësit do të kalonin lëndë narkotike dhe armë, ka bërë që strukturat policore të ndërmerrnin një aksion të gjere paraditen e së premtes së kaluar (25 shtator). Në port zbarkuan 380 forca policie nga agjentët e antidrogës, deri tek forcat e posaçme operacionale.

Në sitën e kontrollit u kaluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

Në lidhje me këtë operacioni foli në emisionin Opinion, gazetari Artan Hoxha i cili tregoi disa detaje të rëndësishme.

Artan Hoxha: Më bëri shumë përshtypje që një numër i madh i forcave policore mësynë në portin e Durrësit. Po i pe të dhënat aty dukej se po kontrolloj për diçka që po dilte jashtë, në fakt janë kontrolluar 106 kontienier që kanë ardhur në Shqipëri dhe 65 magazina. Katër ditë para operacionit, një biznesmen që ka në pronësi një kompani të importit të bananeve. Ka sjellë nga Ekuadori, nga Guaikili, e ka marrë ngarkimin sipas procedurave dhe e ka çuar në magazinën e tij në Patos. Gjatë natës një grup personash me maska kanë marrë peng rojën dhe e kanë dhunuar. Ata kanë marrë në pjesën e jashtë të kontenierit disa pako po roja nuk e thotë dot me saktësi se çfarë ishte. Kam dijeni se kjo kompani nuk ka patur vetëm atë kontenier, kompania ka patur vetëm bananet brenda, prandaj është grabitur. Fakti që është hyrë natën, është hapur pjesa e jashtme do të thotë që kemi të bëjmë… Unë nuk e di si ka shkuar ky procedim më mbrapa. Fakti që është hyrë në magazinë dhe është grabitur nga pjesa e jashtme e kontenierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME