Categories Lajme

Mori peng në zyrë avokaten e tij dhe e kërcënoi me armë sportive, policia mjaftohet me procedimin e autorit

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një person i cili ka marrë peng në zyrën e saj një avokate.

Personi në fjalë përdori një pistoletë me ajër për të kanosur avokaten, e cila ishte përfaqësuesja e tij ligjore për një mosmarrveshje pronësie që ai kishte në gjykatë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME