Categories Lajme

Mos harroni çadrën, si parashikohet moti për sot!

Shqipëria

Do të vijojë nën ndikimin e motit te paqëndrueshëm territori shqiptar duke bërë që vranësirat të jenë dominate.Priten reshje dëbore në të gjithë zonën malore Lindore ndërsa reshje të pakta shiu do të ketë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja e Europës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por më e ndjeshme rënia pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente. Konkretisht: reshje të dendura shiu do të vijojnë në Mbretërinë e bashkuar si edhe Europën qëndrore.

Po ashtu, reshje shiu e dëborë të dendur pritet në gadishullin e ballkanit. Po ashtu,  prezenca e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në veri të Europës do të sjellë në Skandinavi  reshje të konsiderueshme dëbore. NDERSA mbetet me kthjllime dhe vranënsira te lehta vetëm gadishulli Iberik.

Kosova

Territori i Kosovës për gjatë të martës do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të ftohta dhe të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin vranësira të shumta në vend. Gjatë paradites, herë pas here vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli dobësim të vranësirave në të gjithë Kosovën,  duke bërë që të kemi edhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbetet në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin, duke bërë që vranësirat e dendura të sjellin herë pas here reshje shiu POR më të shumta reshje dëbore si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore. Gjithashtu, temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME