Categories Lajme

“Mund ta bëni Shqipërinë të Madhe sërish!”, strategu amerikan LaCivita flet në takimin e PD-së me diasporën në Brescia: Çohuni dhe votoni për Berishën!

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, strategu amerikan Chris LaCivita, gjatë një takimi me shqiptarët në Brescia të Italisë, theksoi rolin vendimtar që diaspora shqiptare mund të ketë në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, LaCivita deklaroi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë, e cila sipas tij është rezultat i drejtimit 12-vjeçar të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë socialiste.

“Shqipëria po përballet me një krizë të vërtete, ka humbur më të mirët dhe më të mençurit për mundësi që nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vite të fundit Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë të pamundur”, u shpreh LaCivita.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke veçuar rolin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe arsyen pse duhet të votojnë Sali Berishën.

“Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësin për të ndryshuar drejtimin e vendit. Çdo votë ka rëndësinë e vetë, por sidomos të atyre që jetojnë jashtë. Keni mundësinë të ndryshoni të ardhmen e Shqipërisë”, tha ai, ndërsa shtoi se “duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar më 11 maj për Sali Berishën, mund ta bëni Shqipërinë të madhe sërish”.

“Shqipëria po përballet me një krizë të vërtete, ka humbur më të mirët dhe më të mençurit për mundësi që nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vite të fundit Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë të pamundur.

E vetmja rrugë për ta ndryshuar është të çoheni dhe të gjithë të votoni! Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësin për të ndryshuar drejtimin e vendit. Çdo votë ka rëndësinë e vetë, por sidomos të atyre që jetojnë jashtë. Keni mundësinë të ndryshoni të ardhmen e Shqipërisë.

Donald Trump i bë President i SHBA sepse solli për të votuar një pjesë të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar më 11 maj për Sali Berishën, mund ta bëni Shqipërinë të madhe sërish”- tha LaCivita.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME