Deputeti Myslim Murrzi ka shpërndarë në Facebook projekt axhendën e vizitës së anëtarëve të Komisionit të Venecias.
Murrzi shpreh me mburrje se anëtarët e Komisionit nuk do të takojnë asnjë përfaqësues zyrtarë të opozitës reale. Ndërkohë, dokumenti i Murrzit është “draft” protokollit të shtetit (qeverisë) dhe jo dokument zyrtar i Komisionit të Venecias.
Më herët Partia Demokratikë njoftoi se do të kishte takime zyrtare me delegacionin e Vencias. “Lidhur me lajmin e mbërritjes së ekspertëve të Komisionit të Venecias në Shqipëri, disa media, duke iu referuar një axhende të papërditesuar, kanë njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do të takohet me opozitën. Në të vërtetë, takimi me PD dhe LSI është planifikuar te jete ne 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner. Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”,- njoftoi sot PD.
Murrizi thotë se Komisioni i Venecias ka ardhur për t’u takuar me atë dhe Rudina Hajdain si përfaqësues të opozitës. Ndërkohë që qëndrimi i tyre për çështjen e Presidentit është i njëjtë më atë të Partisë Socialiste.
Me një gjuhë vulgare dhe jo etike për një nënkryetar Parlamenti, Murrzi thotë se “opozitën se pje*dh më një njeri”, duke nënkuptuar kështu se vetëm atë e pje*dhin të huajt.
Gjithashtu, Murriz përdor dhe etiketimet fyese “pjeshkë” etj, për të cilat u zhvilluar dhe një protestë nga shoqëria civile pak ditë më parë.