Categories Lajme

Myslim Murrizi në mbledhjen e NATO-s në Londër: Ju thaftë dora, kush më nxorri keq duke ngrënë bërxolla!

Deputeti i njohur i opozitës së re, Myslim Murrizi, vetëraporton se që nga dita e premte, ndodhet në kryeqytetin britanik, Londër.

Myslimi ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sëbashku me Mimi Kodhelin, Nimet Musain dhe Xhemal Qefalinë.

Në këto orë të qëndrimit në kryeqytetin britanik, Myslimit dhe tre shoqëruesve të vet,  iu ka ndodhur një si fatkeqësi.
Genc Sejko i memeve, që banon në këtë kryeqytet botnor, ka publikuar një foto, duke ngrënë bërxolla, patate të skuquara, të shoqëruara këto me birrë britanike.

I revoltuar tej mase për këtë publikim që u bë viral, Myslimi ka lëshuar një mallkim të rëndë, më të rëndë se mallkimet e Neritan Cekës në dy vitet e fundit. “Ju thafte dora atij apo asaj tru turtelli qe na ka kapur aq keq“, – thotë Myslimi.

Në  statusin e vet, deputeti Murrizi, jep lajmin se bërxollat janë konsumuar në lokalin e babait të Rita Orës. Marrim shkas nga kjo ngjarje, për të thënë, se shqiptarët në Britani, shpesh këtë vakt, tre në një (bërxollë + patate të skuqura + birrë), e quajnë rëndom edhe “Rita Ora Meal Deal”.

Statusin e tij të stërgjatur, deputeti i njohur Murrizi, e mbyll me fjalinë, “lavdi marksiste-leninisto-enveristeve dhe goje-halisto anal-isto port-halisto turtull-haliste QELBESIRISTO”.

Për të qenë më të qartë, për revoltën e Myslimit, lexoni statusin e plotë të tij, shkruar në dyert e NATO-s, në Londër.

Statusi i Murrizit: 

Per te shuajtur kureshtjen e Miqeve dhe per te mbyllur halet e port-haleve

Prej dates 11 tetor dite e premte jemi 4 deputet te parlamentit Shqiptare ne asamblen parlamentare te NATOS ne Londer

Jam ketu me Mimi Kodhelin, Nimet Musai, Xhemal Qefalija

Njera foto e imja eshte me pushke duke gjuajtuar “ TURTULL”

Jo Sokratin por te gjithe ata qe jane TURTULL nga trute e kokes

Foto e publikuar nga TURTULLIT e TURTULLESHAT, nuk eshte ne Tirane por te premten ne darke ne Londer ne lokalin e babait te Rita Ores

Aty jemi bashke te gjithe antaret e delegacionit dhe ambasadori jone ne Londer Z Qirjako Qirko

Ju thafte dora atij apo asaj tru turtelli qe na ka kapur aq keq

Koha kur te prishnin biografine pse mund te jesh ne nje tavoline me
“ armikun” e klases ka shkuar ne te semes se çdo port-haleje, goje-haleje dhe turtull-haleje qysh prej dates 8 dhjetor 1990

Prej 31 marsit 1991 te gjithe deputetet e parlamentit Shqiptare ulen bashke ne parlament, ne komision parlamentar, ne çdo delegacion ku perfaqesojne Shqiperine dhe ne çdo mengjes dreke apo darke kur jane se bashku

I bej thirrje te gjithe ish spiuneve te sigurimit te shtetit, qe nuk pjerdh kush me per informacionet tuaja prej turtulli dhe nuk ju paguajne me 1200 leke ne muaj

Po ashtu i bej thirrje te gjithe enveristeve ne mentalitet te luftes se klasave qe jane pjese e sindikates se qelbesirave qe te shkruajne dhe raportojne sa te duan per takimin tim te “ papershtatshem” me zj Mimi

“ lavdi marksiste-leninisto-enveristeve dhe goje-halisto anal-isto port-halisto turtull-haliste QELBESIRISTO”

/TPZ.al/Tej e këtej/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME