Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe blegtorët.

Ai tha se është hequr nafta falas për fermerët, por në këtë skemë ata do të kenë mundësi që të marrin mbështetje në të gjitha masat.

“Skema e naftës është një skemë mbështetëse, ne japim pagesë të drejtpërdrejtë, dhe skema që paraqitëm sot fermeri bëhet pjesë në gjithë masat që kemi marrë.

Kjo është ajo çfarë ne i kemi ofruar fermerëve, jo vetëm një masë e caktuar, është mbështetje për fermerin dhe këto masa që kemi vendosur në këtë skemë mbështetëse përfshinë çdo fermerë”, tha ai.

Ndërkohë ministri Sala tha se deri në datën 9 prill, Shqipëria do të paraqesë kërkesat në BE për të kërkuar hapjen e IPARD.

“Kemi diskutuar në Bruksel për gjithë detyrat që kemi, brenda datës 9 prill do të depozitojmë kërkesat që na janë kërkuar, atë që ne presim më pas akreditimin e paketës së IPARD”, deklaroi ai.

I pyetur në lidhje me dëmshpërblimet për zjarret, përmbytjet apo për murtajën që ra mbi gjedhët, ai tha se për këtë të fundit brenda pak ditësh do të kalojnë paratë në llogaritë e familjeve që kanë pasur humbje.

“Përmbytjet ne i kemi dakordësuar me ministrinë e mbrojtjes. Me mbështetje nga qeveria jemi gati për aktin e radhës për të mbështetur fermerët, dhe që kanë kaluar situatën e zjarreve, i kanë kaluar bashkive nga qeveria.

Të gjitha bashkitë kanë marrë në dhjetor mbështetjen nga qeveria dhe janë kaluar në ato familje që janë prekur. I kemi gati për të kaluar paratë për ata që fermerë që gjedhët e tyre janë prekur nga murtaja”, tha ai.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME