Categories Lajme

Ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Është ndarë nga jeta ne moshen 86-vjecare aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti, një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Lajmi është bërë publik nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, e cila në një njoftim zyrtar shpreh dhimbjen për humbjen e artistit që i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi.

Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në artin interpretativ dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.

Komuniteti artistik, miqtë dhe familjarët i japin lamtumirën e fundit një aktori që për dekada ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit dhe më gjerë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë që ndodhi të martën në zonën e Treshi, Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

Ka nisur zyrtarisht puna për demontimin e urës së Dragostunjës në “Arrat e Gurrës”, aksi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish-zëvendësdrejtori dhe ish-shefi i komisariatit përjashtohen për lojëra fati dhe kultivim kanabisi

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt mes të rinjve në Vlorë, ndërhyn efektivi i Krimeve të Rënda dhe “Shqiponjat”, disa të shoqëruar

Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve, duke shkaktuar tension…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta anestezisti i njohur Ndue Simoni

Ndahet  nga jeta mjeku  anestezist Ndue Simoni, një prej specialistëve më të hershëm të shërbimit…

LEXO ME SHUME